LAJMI I FUNDIT:

​Rreth 18 mijë persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

​Rreth 18 mijë persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.


Në total numri i rasteve aktive është 176.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë,  57 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Prizreni mbetet qyteti me më shumë raste aktive, 30 sosh, pasojnë Mitrovica me 29 raste aktive, Ferizaj 24 raste, Gjilani-20.

Prishtina ka vetëm 10 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

Politikë
Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Siguri
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Lajme
Kalo në kategori