LAJMI I FUNDIT:

Studentja amerikane raportohet se është gjetur e vdekur në Rusi

Studentja amerikane raportohet se është gjetur e vdekur në Rusi

Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Catherine Serou.

Policia ka hapur një hetim kriminal, pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor, kishte hipur në një veturë me një person të panjohur.

Zyrtarët thanë se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit.


Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur kjo e fundit i kishte dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një veturë me një të panjohur. Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë”.

Dy vjet më parë, Serou kishte shitur banesën e saj, me qëllim që të financonte udhëtimin për në Rusi, ku kishte planifikuar që fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.

Vjeshtën e vitit 2019, ajo ishte regjistrua në programin master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod

Një grup lokal i kërkim-shpëtimit, Rys, postoi lajmin se vullnetarët që ndihmuan në kërkim gjetën një trup të pajetë dhe shprehën ngushëllime për familjen e Chatherine Serou. /evropaelire/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori