LAJMI I FUNDIT:

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Greqisë pas më shumë se një viti pandemi.

Lajmi u konfirmua dje nga “Top Channel” prej Ministrisë të Turizmit të Greqisë. Sipas qarkores së shpërndarë në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor, (sot) në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike.


Udhëtarët edhe nga Shqipëria, do të duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet edhe testi i shpejtë, pra nuk do të jetë i nevojshëm të kryhet testi PCR. Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishëm. Deri në datën 28 qershor mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në qaf botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, reagoi Ministria e Jashtme shqiptare, e cila lajmëroi zyrtarisht se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete: a) Formularin Plf, b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj. Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Plotësimi i formularit PLF është i detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori