LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me kancelarin austriak, diskutojnë për investimet dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Kurti në takim me kancelarin austriak, diskutojnë për investimet dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Pas samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë, Krye​ministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë të cilit takim ndër të tjera u diskutua edhe për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik

Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Austrisë dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

“Austria është investitori i pestë më i madh në Kosovë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri u shpreh i gatshëm dhe me vullnet të plotë që dy vendet të punojnë edhe më për së afërmi në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.


Kurti falënderoi kancelarin Kurz për mbështetjen e Austrisë për Republikën e Kosovës në të gjitha aspiratat e saj ndërkombëtare, duke përfshirë këtu procesin e integrimit në BE, organizata ndërkombëtare dhe veçanërisht në lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri Kurti po ashtu e falënderoi kancelarin Kurz për ndihmën e ofruar nga Austria përgjatë gjithë ballafaqimit me pandeminë Covid-19 dhe për sigurimin e vaksinave kundër pandemisë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, thuhet tutje.

Po ashtu, bëhet e ditur se mes temave të takimit ishte dhe sistemi i arsimit, përkatësisht reforma dhe zbatimi i sistemit dual të arsimit, ngjashëm sikurse ai në Austri, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.

Kurz: Do ta vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian
Lexo po ashtu Kurz: Do ta vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian

Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.

“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kruz.

Në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, u bë e ditur se Austria do t’i dhurojë një milion vaksina për vendet e rajonit, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori