Autori amerikan i shumë librave për lidership, John C. Maxwell, ka thënë se “gjithçka bie dhe ngrihet mbi udhëheqjen”. Lideri është ai që e krijon kulturën organizative dhe kjo e përkufizon moralin e një kompanie.
Morali i fortë është çelësi i suksesit të përhershëm të një organizate, çdo mjet tjetër nuk është asgjë vetëm një sukses kalimtar. Sepse pa kujdesin e liderit për punonjësit e kompanisë, ajo nuk do ta ketë të gjatë ,nëse jo vetë udhëheqësi.
Një ekip me moral të lartë është i prirë të ketë qëndrim triumfues dhe ky patjetër që do ta sjellë triumfin. Pa të do të prishet vetëbesimi e bashkë më të edhe sukseset, gjë që do të shpie në tatëpjetën e kompanisë duke përfunduar në dështim.
Pesë veprime që ulin moralin e ekipit
Shpërblimi i njerëzve të gabuar
Çdo kompani ka një person ose disa që njihen për paraqitje jo të mirë gjatë orarit të punës. Ndodhë që edhe këta punonjës njihen dhe eventualisht shpërblehen për përmbushjen e detyrave edhe pse në standard minimal. Kjo është një e mirë në nivel individual, edhe pse në shumicën e kohës është afatshkurtër, sepse anëtarët e tillë të kompanisë rrallë ndikohen nga shpërblimet. E kolektivisht shpërblimet ndaj tyre e “mbysin” moralin.
Moszbatimi i standardeve
Nuk është e mjaftueshme që udhëheqësit t’i plotësojë standardet e një organizate, ata duhet t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm kur i përshtaten atyre. Nëse ndodhë e kundërta, atëherë ato janë të pakuptimta.
Njerëzit që punojnë shumë
Njerëzit e talentuar natyrisht do të marrin ngarkesa të rritura të punës, por morali do të dëmtohet, nëse nuk ndihen të vlerësuar ose nëse ngarkesa e punës thjesht vazhdon të rritet. “Djegia” e punonjësve është një rrugë e shpejtë për ta “vrarë” moralin. Asgjë nuk i dobëson njerëzit e mirë, ashtu si mbingarkesa rutinore, përveç mbingarkesës pa ndonjë njohje, e që edhe kjo bën pjesë në kulturën e dobët.
Të pëlqyerit
Çdo udhëheqës do t’i ketë punonjësit e tij të preferuar të punës, kjo është diçka që vjen nga natyra e njeriut. Por të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Të gjithë duhet të vlerësohen në bazë të paraqitjes së tyre, jo në bazë të pëlqimeve. Pak gjëra ndikojnë në moralin e punonjësve në një mënyrë aq shkatërruese si një udhëheqës që ka te preferuar në punë dhe i favorizon ata në mënyrë të hapur. Kur ekziston një perceptim që dikush po përfiton nga një marrëdhënie personale me një udhëheqës, kjo gjeneron pakënaqësi dhe mosbesim.
Mikromenaxhimi
Ndoshta nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë ose më të shpejtë për të vrarë moralin e ekipit sesa përmes mikromenaxhimit, transmeton KosovaPress.
Mikromenaxherët i bëjnë tri gjëra:
• Nuk besojnë që mund ta bëni një punë
• Mendojnë që nuk jeni të aftë
• Nuk besojnë që mund ta bëni një punë më mirë se ata
Këto mbase deri diku mund të jenë të vërteta deri diku, por kjo nuk duhet ta mbajë larg një udhëheqës të mirë nga ndarja e detyrave dhe udhëzimeve. Punonjësit e mirë rriten përmes këtij procesi e nëse nuk ekziston atëherë ata do të largohen, dhe do të mbeteni me një ekip që jep rezultate të dobëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'