LAJMI I FUNDIT:

Diaspora do të kenë mbi dy muaj kohë për t’u regjistruar dhe votuar për zgjedhjet lokale

Diaspora do të kenë mbi dy muaj kohë për t’u regjistruar dhe votuar për zgjedhjet lokale

KQZ, ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Në planin me 11 pika, janë edhe disa që kanë të bëjnë me votuesit jashtë vendit.


Në pikën 7, thuhet se afati për aplikim të votuesve jashtë vendit është nga 10 korriku deri më 18 gusht, pra një muaj e një javë, ndërkohë në pikën 8, thuhet se votimi përmes postës do të bëhet nga 15 shtatori deri më 15 tetor, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit, ato qendrore të mbajtura më 14 shkurt, afati për regjistrim dhe dërgim të votës me postë ishte shumë më i vogël.

Shumë prej votave në Kosovë erdhën me postë të shpejtë.

Fushata zgjedhore do të zgjasë një muaj 16 shtator – 15 tetor, ndërkohë afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim nis qysh sot dhe mbaron më 16 gusht.

Mbledhja e sotme, ishte e para nën drejtimin e kryesuesit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, që zëvendësoi Valdete Dakën e shkarkuar të hënën.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori