BE e vendosi Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta, 421 raste aktive me COVID-19
![BE e vendosi Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta, 421 raste aktive me COVID-19](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/06/Flamuri-i-Maqedonise-me-llogo-780x439.jpg)
Ambasadorët e BE-së dje u pajtuan që të hiqen kufizimet e udhëtimeve për shtetasit e disa vendeve, në mesin e të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi duhet të publikohet formalisht në Gazetën Zyrtare të BE-së me çka do të hyjë në fuqi, sipas gjitha gjasave të premten.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vendimi i Bashkimit Evropian për lehtësim të udhëtimeve të shtetasve tanë vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në shtet. Por, ai paralajmëroi se pandemia ende nuk ka përfunduar dhe se duhet t’u përmbahemi masave për mbrojtje.
“Bashkimi Evropian vendosi t’i lehtësojë kufizimet për udhëtim të shtetasve tanë, në çka u dakorduan të gjitha 27 anëtaret e bllokut. Ky vendim i BE-së vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në shtet. Vazhdojmë ta ndjekim me vigjilencë gjendjen epidemiologjike në vend. U bëj thirrje qytetarëve se akoma vlejnë masat themelore për mbrojtje nga virusi Kovid-19. Pandemia nuk ka përfunduar tek ne, në vendet e rajonit, e madje edhe çdokund në botë, ende ka raste aktive dhe raste të reja, që në njëfarë mënyre është kërcënim potencial për goditje të mundshme nga virusi, prandaj duhet t’u përmbahemi masave për mbrojtje”, shkroi ministri Filipçe në Facebook.
Dje agjencia gjermane DPA publikoi se Bashkimi Evropian duhet gradualisht t’i lehtësojë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera sipas marrëveshjes së të mërkurës mes 27 vendeve anëtare.
Udhëtarët nga SHBA-ja, Shqipëria, Hong-Kongu, Libani, Makao, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani duhet më lehtë të hyjnë në Union, deklaruan nga kryesimi portugez me BE-në për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht me vaksinë të miratuar nga ana e BE-së ose e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nëse nuk janë vaksinuar, duhet të tregojnë test negativ PCR.
Ndryshe, dje në Maqedoninë e Veriut nuk kishte të vdekur nga Covid-19. Nga 2.802 testime të bëra u regjistruan vetëm 15 raste.
Nga 15 rastet e reja, pesë janë në Kërçovë, Shkup – 4, Tetovë – 3, Prilep, Ohër dhe Dellçevë – nga 1. Dje u regjistruan edhe 14 pacientë të shëruar: nga Shkupi – 11, Kumanova, Gostivari dhe Kërçova – nga 1.
Deri më tani janë bërë gjithsej 841.125 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 155.583, numri i pacientëve të shëruar është 149.690, i të vdekurve 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 421. Sipas analizave epidemiologjike për momentin, në Shkup ka 167 raste aktive, Kumanovë – 49, Kërçovë – 34, Prilep – 32, Tetovë – 32, Ohër – 22, Manastir – 16, Gostivar – 13. Në nëntë qytete nuk ka Kovid-19, në Vallandovë, Krushevë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica vetëm nga një rast aktiv.
Nga Ministria e Shëndetësisë, dje informuan se vaksinimi po vijon pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Pardje ishin dhënë 5.611 vaksina. Në ueb-platformën vakcinacija.mk, deri më tani janë regjistruar për vaksinim 452.093 qytetarë.
Gjithsej 263.083 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend deri pardje. Doza e parë e vaksinës dje u mor nga 3.606 qytetarë, si dhe u vaksinuan gjithsej 5.611 qytetarë. Gjithsej 458.131 doza të vaksinave janë aplikuar në vend, ndërsa 195.048 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti