Osmani dhe Korçok zyrtarisht hapën Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bratisllavë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bratisllavë zyrtarisht bëri hapjen e Ambasadës së RMV, në Republikën e Sllovakisë, në prani të homologut të tij, Ministrit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok.
“Jam i sigurt se kjo shtëpi e re dhe e ngrohtë e Maqedonisë së Veriut në Sllovaki, kjo ndërtesë do të jetë edhe një pikë përmes së cilës do ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë, një lloj qendre përmes së cilës do të kalojnë ide të shumta, projekte, iniciativa të cilat janë të interesit të përbashkët për qytetarët e të dyja vendeve. Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia deri më tash kanë zhvilluar marrëdhënie bilaterale jashtëzakonisht pozitive dhe cilësore. Mirëpo, dua të besoj se me aktin e sotëm hymë në një fazë të marrëdhënieve intensive bilateral mes dy vendeve tona. Jam i bindur se përmes ambasadës sonë do të forcojmë partenritetin tonë, që është gjithnjë në rritje, faktikisht do të jemi shumë më afër, të lidhur dhe sigurisht më efikas në realizimin e ambicieve tona”, theksoi Osmani.
Përfaqësimi rezident diplomatik i RMV në kryeqytetin e Sllovakisë do të jap nxitje shtesë për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Me hapjen e Përfaqësisë sonë diplomatiko-konsullore në Sllovaki, përpjekjet për sigurimin e komunikimit intensiv, posaçërisht në planin e bashkëpunimit ekonomik, kulturës, arsimit, mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë si dhe shumë aktivitete tjera, do të sjellin një dimension të ri të cilësisë në marrëdhëniet reciproke.
Krahas shkëmbimeve të mendimeve për marrëdhëniet bilaterale, dy ministrat shfrytëzuan rastin për të biseduar për ngjarjet më të reja, sfidat dhe perspektivën tonë në integrim evropian, kurse në dritën e vendimeve të rëndësishme të cilat na presin për Konferencën e parë ndërkombëtare dhe formalisht fillimin e negociatave për aderim të RMV-s me BE. Në këtë drejtim, edhe njëherë u vërtetua përkrahja e fuqishme dhe e zëshme e Sllovakisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave për vendin tonë, angazhim i cili do të vazhdojë edhe në periudhën që vijon.
Dy Ministrat shkëmbyen mendime edhe për tema tjera të interesit të përbashkët, për bashkëpunim rajonal si dhe përpjekjet për ballafaqimin me pasojat e pandemisë si dhe hapat e mëtutjeshëm në këtë plan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën