LAJMI I FUNDIT:

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Microsoft sapo ka njoftuar një datë për t’i dhënë fund mbështetjes për sistemin e saj aktual operativ Windows 10.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dita e saj e fundit është 14 tetor 2025, kur versionet: Home, Pro, Pro Education dhe Pro për Workstations do të mbeten pa mbështetje.

Kjo do të thotë që Windows 10 dhe të gjitha versionet e tij, për Microsoft, do të pushojnë së ekzistuari pas një cikli jetësor prej saktësisht 10 vjetësh.


Ndryshe, Windows 10 mori azhurnimin e fundit (versioni 21H1) në maj, dhe informacioni ka ardhur nga Microsoft në ditët e fundit se “gjenerata e re e Windows” do të mbërrijë më 24 qershor, pra javën e ardhshme. /Telegrafi/