LAJMI I FUNDIT:

​Gazmend Islami, kandidat për kryetar të Podujevës

​Gazmend Islami, kandidat për kryetar të Podujevës

Gazmend Islami është kandidati i radhës për kryetar të Podujevës.

Islami do të jetë kandidat i Ballit Kombëtar Demokrat në këtë garë.


Kandidati për kryetarë të Podujevës ka treguar se në ekipin e tij do të pranojë kandidatë që kanë orientim të djathtë politikë.

Po ashtu ata që besojnë në filozofinë politike të “konservatzmit modern evropian”, janë të mirëpritur te partia e Ballit Kombëtar Demokrat, ka njoftuar Islami.

“Unë Gazmend Islami, do ti hy kësaj gare, për të sjellë frymë të re, për ta bërë Llapin shembull për qeverisje të ndershme!”, ka njoftuar Islami në Facebook.

Kujtojmë, Islami ka qenë kandidat për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019./Telegrafi/