Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha është zotuar se në mandatin e tij të ri katërvjeçar do të angazhohet fuqishëm për rikthimin e kësaj partie në krye të vendit dhe t’i japë fund siç u shpreh ai kundërshtarit të vetëm të shumicës së shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.
Në një adresim për media, Basha u zotua se nga sot energjitë dhe përpjekjet e tij do të shkojnë drejt regjimit Rama-Doshi dhe se do të angazhohen fuqishëm për një Shqipëri demokratike dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
“Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit. Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit! Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi! Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill. Me këtë votë të qartë ju vendosët se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si parti, një Shqipëri demokratike”, u shpreh Basha.
Ai ndërkaq ka pasur edhe një mesazh për kundërkandidatët e tij që ishin pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike.
“Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.
Ai ka shprehur zotimin e tij se Partia Demokratike do të punojë për luftimin e pushtetit, të cilin ai e quajti të lidhur me krimin, pasi vetëm në këtë mënyrë qytetarët e vendit.
“Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas. Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët më 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim! Prandaj ne do të luftojmë çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër çdo padrejtësie, me çdo mjet”, tha Basha.
Lulzim Basha më 13 qershor mori mandatin e tretë dhe për katër vjetët e ardhshme do të drejtojë Partinë Demokratike. Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia dhanë besimin Lulzim Bashës. I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6.038 vota pasuar nga Edit Harxhi 991 vota dhe Fatbardh Kadilli 763 vota.
Basha si argument kryesor të betejës politike javët e fundit, ka pasur atë që e quan masakra elektorale e 25 prillit. Për këtë ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Ramën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?