LAJMI I FUNDIT:

Holanda e mbështet propozimin e Portugalisë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë

Holanda e mbështet propozimin e Portugalisë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të Samitit të liderëve në NATO të vendeve anëtare të Aleancës, realizoi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Sigrid Kaag, që njëherazi është edhe takimi i parë në mes tyre, që kur Kaag ka marrë funksionin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës.

Siç njoftojnë nga Qeveria, të dy ministrat përkundër sfidave të sigurisë biseduan edhe për dosjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti për mundësitë e rrumbullakimit të Këshillit për nisjen e bisedimeve gjatë kohës së presidencës portugeze. Ministrja Kaag në këtë rast theksoi se Holanda e mbështet propozimin portugez për kapërcimin e problemit me Bullgarinë.

Me këtë rast, Ministri Osmani e përshëndeti principin holandez “të rrept dhe fer” që ndihmon shumë në zbatimin e agjendës reformuese dhe zbatimin e standardeve evropiane, në drejtim të ambicieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


“Kaag përshëndeti rezultatet e arritura, me qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, me ç’rast e theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të standardeve evropiane në kontinuitet dhe qëllimet për reforma, duke i dhënë mbështetje perspektivave eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besimin që së shpejti edhe formalisht do të fillojnë bisedimet për aderim në BE”.

“Holanda numërohet në mesin e donatorëve më të mëdhenj në vendin tonë që paraqet kontribut të jashtëzakonshëm në kontributin për progresin në përgjithësi, si dhe perspektiva evropiane e vendit në këtë kontekst. Ministri Osmani e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të pahamendshme nga Holanda për integrimin evropian të vendit tonë, veçanërisht përmes mbështetjes së gjyqësorit, reformave në administratën publike dhe afrimin drejt legjislacionit evropian” thuhet në njoftim.

Në vazhdim, të dy ministrat shkëmbyen mendime, propozime dhe sugjerime për avancimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, duke vendos theks të veçantë në interesin dhe nevojën e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, përmes identifikimit të mundësive eventuale për investuesit dhe intensifikimit të shkëmbimit tregtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori