Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha sot se shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është veprim politik i presidentes Vjosa Osmani nën urdhrat e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot zbatoi urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur kushtetues të Kosovës siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është sulm direkt mbi KQZ-në dhe kapje e këtij institucioni”, tha Deliu-Kodra.
Veprimi i sotëm i Osmanit, sipas deputetes Deliu-Kodra, përbënë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ndërhyrje flagrante në institucionin e pavarur kushtetues.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tash e sa vite është vlerësuar nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për organizimin e zgjedhjeve kredibile, më të mira në rajon. Sot presidentja Vjosa Osmani përmes urdhrave politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, e goditi pavarësinë e KQZ-së dhe po vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtij institucioni në prag të zgjedhjeve lokale”, tha ajo.
PDK fton të gjitha Ambasadat e Vendeve të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë, përmndryshe, siç tha deputetja Deliu-Kodra, mos reagimi i tyre konfirmon mbështetjen e kapjes së këtyre institucioneve të pavarura.
Deliu Kodra tha se nga sot, Vjosa Osmani do të jetë përgjegjëse direkte e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë të këtij viti.
“Para se të vijnë deri tek shkarkimi politik i zonjës Daka, Lëvizja Vetëvendosje u kujdes që së pari ta indimidojë atë duke filluar nga sulmet e ulëta në mbledhjet e KQZ-së nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes aty, e nga jashtë duke e linçuar përmes aktivistëve të dhunshëm nëpër rrjete sociale. Kjo flet më së miri për dhunën politike që ka nisur ta ushtrojë qeveria e Albin Kurtit nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani për goditjen e institucioneve të pavarura dhe për kapjen e tyre nga mbesat dhe nipërit e pushtetit të Vetëvendosjes”, tha Deliu-Kodra.
Ajo shtoi se skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh kur presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe atij të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur