LAJMI I FUNDIT:

Deputetët i japin mbështetje ndryshimeve në Ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Deputetët i japin mbështetje ndryshimeve në Ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratuan këto ndryshime.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha para deputetëve se institucionet tona përfshirë edhe ato të sistemit të drejtësisë kanë nevojë për të avancuar llogaridhënien.


Ajo tha se me këtë ndryshim të këtij ligji evitohet të metat dhe problemet që janë hasur në praktik për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Njëra nga bazat e llogaridhënies është çështja e disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo rregullohet me ligj të veçantë”, u shpreh Haxhiu.

Ndryshimet në këtë Ligj u përkrahen nga Grupi Parlamentar i LVV-së, por edhe nga grupet parlamentare të partive tjera.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se çështja e përgjegjësive disiplinore për prokurorët dhe gjyqtarët ka çalu një kohë të gjatë.

“Ky ndryshim duhet të përkrahet nga të gjithë. Para se me shku te vettingu ky është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet funksionalizuar. Ne e përkrahim një ndryshim të tillë”, ka thënë Tahiri.

Driton Selmanaj nga LDK gjithashtu tha se e mbështesin këtë ndryshim.

“Kemi shqyrtuar këtë projektligj dhe në parim i jep përkrahje”, tha Selmanaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se edhe AAK-ja e mbështet këtë Ligj.

“Ky është një ndër ligjet që është diskutuar në vitin 2019 në forumin e lartë. Është një Ligj që e forcon sundimin e ligjit dhe rrit llogaridhënien dhe përgjegjësinë në raport me gjyqtarët dhe prokurorët. Është Ligj që është në vij me procesin e integrimit evropian”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori