LAJMI I FUNDIT:

Ne duam një fëmijë: A pengojnë marrëdhëniet e përditshme seksuale ngjizjen?

Ne duam një fëmijë: A pengojnë marrëdhëniet e përditshme seksuale ngjizjen?

Çdo ditë apo vetëm gjatë ovulimit?

Megjithëse nuk mund të përcaktojmë me saktësi absolute se kur ndodh ovulimi, është e rëndësishme të monitorojmë se kur është mesi i ciklit, sepse afërsisht 14 ditë para ditës së parë të menstruacioneve, ndodh ovulimi.

Ky është rasti me shumicën e grave.


Sa shpesh duhet të kemi një marrëdhënie nëse duam një fëmijë?

Mbase mendoni se duhet të bëni një pauzë derisa të ndodhë ovulimi, në mënyrë që të mund të mbeteni shtatzënë më shpejt?

Kjo nuk është edhe aq mirë për ju. Abstenimi shumë i gjatë, megjithëse sjell më shumë spermatozoide, mund të zvogëlojë lëvizjen e tyre. Gjithashtu, nëse keni marrëdhënie vetëm në kohën kur mendoni se janë ditë pjellore, ekziston mundësia që ato të mos ndodhin atëherë, dhe atëherë e humbisni mundësinë për të mbetur shtatzënë.

A kanë ndikim të keq marrëdhëniet e përditshme seksuale në ngjizje?

Është e rëndësishme të kryeni marrëdhënie rregullisht, në mënyrë që të mos humbisni ditët pjellore. Nga ana tjetër, marrëdhëniet seksuale shumë të shpeshta mund të çojnë në probleme të mundshme.

Nëse është e rëndësishme për ju të mbeteni shtatzënë, marrëdhëniet disa herë në ditë çdo ditë mund të ndikojnë që çiftet të fillojnë t’i shohin ato marrëdhënie si një detyrim sesa një kënaqësi. Dhe atëherë, kur të jeni në ditët më pjellore, mund të ndodhë që të mos keni interesim për marrëdhënie seksuale, kështu që do të humbni një mundësi të rëndësishme.

Natyrisht, për sa kohë që e shijoni seksin dhe kënaqeni, kjo është krejtësisht në rregull.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori