LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Futbollistët e Kosovës fituan premi pas fitores ndaj Gambias, kjo është shuma që morën ata

Ekskluzive: Futbollistët e Kosovës fituan premi pas fitores ndaj Gambias, kjo është shuma që morën ata

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur kampin në Antalya të Turqisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore.

Dardanët qëndruan për një javë në Antalya, ku zhvilluan miqësore ndaj Guinesë dhe Gambias.


Takimin e parë të besuarit e trajnerit Bernard Challandes e humbën me rezultat të ngushtë 2-1, ku golin e vetëm e shënoi Arb Manaj.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë ndaj Gambias, Kosova shënoi fitore minimale 1-0 me golin e Arbër Hoxhës.

Për fitoren e arritur, futbollistët e grumbulluar në këtë kamp kanë fituar edhe premi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se secili futbollist i grumbulluar në këtë takim ka marrë nga 300 euro premi nga FFK për fitoren e arritur ndaj Gambias.

Përveç futbollistëve premi kanë marrë edhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës.

Gjithsesi ishte një kamp shumë i mirë, ku trajneri Bernard Challandes grumbulloi disa futbollistë për herë të parë të cilët janë potencial për tu grumbulluar rregullisht në të ardhmen.

Lojtarët si Donat Rrudhani, Arb Manaj, Jetmir Topalli, Florian Loshaj, David Domgjoni, Arbër Hoxhaj, Mirlind Daku e të tjerë treguan se kanë një të ardhme të ndritur dhe se në të ardhmen barra e Përfaqësueses mund të jetë në duart e tyre, pasi bëhet fjalë për futbollistë kryesisht nën moshën 23 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori