Nuk ka gjasa që COVID-19 të zhduket ndonjëherë, por sikurse gripet para kësaj pandemie, mund të bëhet një sëmundje tjetër e kontrollueshme, i tha një ekspert mediumit Euronews.
Profesori Roland Kao, kryetari i epidemiologjisë veterinare dhe shkencës së të dhënave në Universitetin e Edinburgut, tha për Euronews se “ka sigurisht një mundësi që bota të mos shpëtojë krejtësisht” kurrë nga COVID-19 por që “mund të përfundojë më butë”.
“Në të njëjtën mënyrë sikurse pandemia e gripit që ndodhi mbi 100 vjet më parë që kishte tre valë infeksionesh gjatë çdo dimri dhe më pas ishte më e butë, kjo mund të ndodhë”, ka potencuar ai, duke theksuar megjithatë se “ne nuk jemi saktësisht të sigurt se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm”.
“Parashikimi është që nëse presim mjaftueshëm, do të bëhet më mirë, por që ne mund të mos e heqim qafe kurrë… Do të ishte një sëmundje tjetër për të cilën duhet të mendojmë”, vazhdoi ai.
Më shumë se 3.7 milionë njerëz e kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit që nga shpërthimi i pandemisë, derisa më shumë se 174 milionë raste janë shënuar globalisht, transmeton Telegrafi.
Sulmi i varianteve
Shumicës së botës perëndimore iu është dashur të luftojë me tri valë të sëmundjes, të nxitura nga shfaqja e varianteve derisa vaksinat filluan të aplikoheshin.
Në Britani, për shembull, kufizimet e mbetura për shkak të COVID-19 – të vendosura për herë të parë në janar për të frenuar përhapjen e variantit Alpha (britanik) – duhej të hiqeshin më 21 qershor, por qeveria tashmë ka sugjeruar se mund të ndodh një vonesë.
Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë, derisa më shumë se 77 për qind e popullsisë është injektuar me së paku një dozë, dhe më shumë se 54 për qind u vaksinua plotësisht, sipas të dhënave zyrtare, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, gjatë javës së kaluar, më shumë se 44 mijë raste të reja u regjistruan, një rritje prej 63 për qind në periudhën e mëparshme shtatë-ditore.
‘Kërcimi’ i infeksioneve thuhet se u shkaktua për shkak të variantit Delta – i njohur më parë si varianti indian – që mendohet të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit.
Sipas autoriteteve të Shëndetit Publik të Anglisë, 94 për qind e rasteve aktuale në Mbretërinë e Bashkuar që janë sekuencuar dhe se janë gjetur në ndryshime gjenetike janë të variantit Delta.
“Me një numër rastesh të varianteve Delta në rritje në të gjithë vendin, vaksinimi është mbrojtja jonë më e mirë”, tha Dr. Jenny Harries, shefja ekzekutive e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore për MB-në.
“Megjithatë, ndërsa vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjes së rëndë, ajo nuk e eleminon atë”, shtoi ajo.
Vaksinat
Vaksinat, pajtohet Kao, janë veçanërisht të efektshme në parandalimin e rrezikut të sëmundjes së rëndë. Dëshmitë tregojnë gjithashtu se ato ofrojnë një farë shkalle mbrojtjeje kundër kontraktimit të sëmundjes dhe mbrojtje të pjesshme kundër transmetimit më tej.
Një valë e katërt nuk është e pamundur, por ka të ngjarë të duket shumë ndryshe nga ato të mëparshmet.
Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i rasteve të konfirmuara është rritur 63 për qind nga java në javë, por shtrimet në spital deri më tani janë rritur me pak më shumë se 7 për qind. Numri i vdekjeve është rritur me më pak se 2 për qind.
“Gjëja më e madhe është që për sa kohë që vaksinat që po përdorim duket se kanë të paktën një mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë, atëherë (vala e katërt) nuk do të jetë aq e keqe”, shpjegoi Kao.
“Mund të ketë shumë raste, por numri i vdekjeve mund të jetë më i ulët dhe numri i shtrimeve në kujdesin intensiv gjithashtu mund të jetë më i ulët. Nëse ndodh kështu, mund të kemi një valë të madhe por pa e lodhur sistemin e kujdesit shëndetësor, pa shkaktuar shumë vdekje”, shtoi ai.
Sidoqoftë, epidemiologu paralajmëroi se “ne nuk jemi mjaft në fazën ku ne e dimë me siguri”.
Kërcënimi fantazëm
Me pësimin e mutacionit të virusit dhe me shpërndarjen e pabarabartë globale të vaksinave, ekziston gjithmonë rreziku që të shfaqen më shumë variante, më virulente dhe rezistente ndaj trajtimeve.
Pak më shumë se gjashtë muaj pasi vaksinat u implementuan për herë të parë, rreth 12.3 për qind e popullsisë globale kanë marrë së paku një dozë, sipas Our World In Data, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në vende të pasura. Popullsia globale nuk pritet të vaksinohet të paktën deri në fund të vitit 2022.
Por një gjë pozitive që duhet mbajtur në mend theksoi Kao, “është se ne kemi padyshim shumë vaksina të suksesshme, më shumë vaksina që i afrohen mbrojtjes nga një mënyrë tjetër, që do të thotë se keni më shumë shans që disa prej vaksinave të jenë më shumë efektive”.
Prodhuesit e vaksinave po i mbikëqyrin gjithashtu edhe variantet dhe mënyrat për të krijuar përforcues për t’i luftuar ato, sipas Euronews, transmeton Telegrafi.
“Me gjithë atë përpjekje të vazhdueshme, shanset rriten që ne të mos i zbulojmë vetëm variantet shqetësuese më shpejt, por t’u përgjigjemi atyre gjithashtu më shpejt”, tha ai.
Sidoqoftë, zhdukja e plotë e sëmundjes nuk ka shumë gjasa të ndodh.
“Që një vaksinë ta bëjë këtë, ajo që do të duhet të bëhet është të shpërndahet në të gjithë botën mjaftueshëm, plotësisht dhe me shpejtësi që të mos i jepet kohës virusit për të zhvilluar variante aq shpejt”, shpjegoi ai.
“Është e mundur, por do të kërkonte një nivel të caktuar të koordinimit në të gjithë botën që ne nuk e kemi aktualisht sepse virusi do të vazhdojë të zhvillohet gjithmonë”, tregon eksperti.
Ajo që do të thotë kjo, në të vërtetë, është që deri në atë kohë sëmundja të zbutet në një version më të butë, disa kufizime ka të ngjarë të qëndrojnë për një kohë më të gjatë të qëndrueshme, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskat në disa mjedise.
“Udhëtimi në distanca të gjata është padyshim një gjë e madhe për t’i bërë këto variante të përhapen me shpejtësi nëpër botë. Pra, më shumë kufizime ose kërkesa si karantina, ose testimi pas mbërritjes, ato lloj gjërash gjithashtu mund të vazhdojnë potencialisht”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër” – plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi “mjaftueshëm” SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Franca dhe Britania propozojnë një muaj armëpushim në Ukrainë

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës