LAJMI I FUNDIT:

22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e  ditës së çlirimit të Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999 duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren.


“Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit. 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori