LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Liria jonë ishte shumë e shenjtë, duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë me çdo kusht

Konjufca: Liria jonë ishte shumë e shenjtë, duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë me çdo kusht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë nderuar ushtarët e rënë të NATO-s, me rastin e 22- vjetorit të Ditës së Paqes.

Konjufca ka thënë se faktori ndërkombëtar ka ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u çliruar nga okupimi serb, transmeton Telegrafi.

“Jemi këtu për të bërë homazhe te të gjithë të rënët në kuadër të NATO-s për lirinë e Kosovës, siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë, të cilët dhanë jetën për liri, i rreth 14 mijë martirëve, të cilët e dhënë jetën që ne jemi të lirë. Por po pashtu faktori ndërkombëtar që ndihmuan luftën tonë, dhe ne u çliruam nga okupimi serb”, tha Konjufca.


Tutje, ai ka shtuar se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe liria ishte e shenjtë.

“Me vet faktin që Aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës, u mobilizua struktura më e madhe ushtarake demokratike në botë, e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo e ushtroi mbi popullin e Kosovës, kjo flet mbi të gjitha, se kauza jonë ishte shumë e drejtë, që liria jonë ishte shumë e shenjtë, prandaj duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë me çdo kusht”, pohoi ai.

Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori