Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe delegacioni i bizneseve nga fusha e teknologjisë informative kanë përfunduar vizitën dyditore zyrtare në Estoni. Bashkë me delegacionin, Presidentja ka vizituar e-Estonia Briefing Center, Qytetin Kreativ Telliskivi dhe Qendrën Pipedrive.
Sipas komunikatës nga presidenca, gjatë vizitës në të tri këto qendra digjitale, Osmani ka përgëzuar kompanitë estoneze për transformimin digjital dhe shpirtin inovativ. Ajo ka theksuar se me ekipin e bizneseve nga kompanitë digjitale të Estonisë kanë parë gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në këtë sferë. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur besimin se një transformim i tillë digjital është i mundshëm edhe në Kosovë duke marrë përvojën nga Estonia.
Këto tri qendra digjitale kanë shfaqur gatishmërinë që me kompani të fushës së njëjtë në Kosovë të vendosin bashkëpunim me idenë për realizimin e projekteve konkrete.
Gjatë qëndrimit dyditor në Estoni, Presidentja Osmani është pritur nga presidentja, Kersti Kaljulaid, kryetari i Parlamentit, Jüri Ratas, kryeministrja Kaja Kallas, ministren e Jashtme Eva Maria Liimec, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Jonatan Vseivov, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.
Nga të gjithë krerët shtetërorë të Estonisë, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?