LAJMI I FUNDIT:

​Vitia: MSh ka iniciuar procedurën e kontraktimit të insulinave për periudhën katër mujore

​Vitia: MSh ka iniciuar procedurën e kontraktimit të insulinave për periudhën katër mujore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se kjo ministri ka iniciuar procedurat për kontraktimin e insulinave për një periudhë katër mujore.

Këtë deklaratë Vitia e bëri pas pyetjes parlamentare që adresoi në seancën e sotme deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Ai tha se blerja e këtyre insulinave kishte nisur në vitin e kaluar por kjo procedurë ka pasur shumë probleme.


“Inicimi i procedurës për kontraktim të insulinave ka filluar në vitin e kaluar kjo procedurë për shkak të shumë problemeve fatkeqësisht është e papërfunduar. Bazuar në ligjin e Prokurimit Publik, MSh e ka pasur të pamundur të filloj me procedurat për kontraktim të njëjtit produkt në kohë të njëjtë dhe me njoftimin nga departamenti i prokurimit 12.05/ 2021 se ka përfunduar procesi i vlerësimi dhe lënda është procedura. MSh ka kërkuar inicimin e procedurës së kontraktimit të insulinave për një periudhë katër mujore, kjo procedurë është në proces dhe presim që brenda muajit të kontraktohet sasi e mjaftueshme deri në përfundimin e procedurës së lartë cekur”, tha Vitia.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se Kosova ka një qeveri dhe është shtet, prandaj tha se mos po teprohet duke u furnizua me insulina dhe vaksina nga Shqipëria.

“Jeni ministër dhe duheni me bë zgjedhje sepse në vazhdimësi qytetarët po na drejtohen për mungesë të insulinave dhe qytetarët po detyrohen të gjendje zgjidhje në Republikën e Shqipërisë, mirë që e kemi Shqipërinë edhe për vaksina edhe për insulina, por mos po e teprojmë. E kemi një qeveri dhe një shtet dhe duhet t’i sigurojmë edhe vaksinat dhe insulinat”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori