LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Gambinë

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Gambinë

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antalia para miqësores së radhës kundër Gambisë.

Edhe gjatë kësaj stërvitje futbollistët kanë punuar me zell të madh, teksa kanë aplikuar në praktikë të gjitha instruksionet e përzgjedhësit Bernard Challandes.


Ndeshja me Guinenë i ka shërbyer ekipit që të jetë më kompakt dhe tani pritet që lëshimet e bëra në ndeshjen paraprake të evitohen, në mënyrë që të nxirret rezultat pozitiv, edhe pse Gambia vlerësohet si një ekip që luan taktikisht mjaft mirë dhe nuk hapet shumë gjatë lojës.

Gjithsesi, atmosfera dhe harmonia brenda ekipit të Dardanëve është e mirë dhe të gjithë presin që në ndeshjen e nesërme të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë paraqitje sa më të mirë, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja zhvillohet nesër mbrëma nga ora 19:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori