Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ka thënë se vendi që ajo udhëheqë mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si INTERPOL dhe UNESCO.
Këto deklarata, e para e shtetit estonez, i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë dy ditore në këtë vend.
“Vizita e sotme e Osmanit nuk është surprizë. Është e dukshme që për një vend si Kosova, që po tenton të anëtarësohet në organizata të ndryshme, kjo është mundësi shumë e madhe që të ketë bashkëpunim më të fortë mes institucioneve të ndryshme. Mendoj se kjo është mundësi shumë e mirë edhe për bizneset tona që të vazhdojnë të punojnë.
Ne duam që Kosova të jetë sa më e angazhuar dhe më e përfshirë në institucione dhe bashkëpunime të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë ato në fushën e sigurisë. Unë mbështes investimet e kompanive tona në Kosova. Por, ne duam të sigurohemi që Kosova garanton këto investime. Estonia ka mbështetur Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Kaljulaid.
Siç njofton KP, sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja e Estonisë tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë vendet si Kosova dhe Serbia që të ndjekin vlerat demokratike që posedon BE.
“Marrëveshjet gjeopolitike janë më të mirat gjithmonë. Andaj, nëse Evropa dëshiron të mbrojë vlerat e saj, duhet t’i sjell këto vende sa më afër demokracisë. Ne duam t’i përfshijmë të gjitha vendet në këtë sistem demokratik me të cilin operojmë. Pa ndihmën e BE-së, këto vende nuk janë në gjendje të ndjekin këto vlera demokratike”, ka deklaruar ajo.
Për të tërhequr sa më shumë investime të kompanive nga Estonia, Kaljulaid deklaroi se Kosova duhet të angazhohet për sundim të ligjit.
“Duhet të keni institucione të fuqishme dhe sundim të ligjit, sepse kjo është gjëja e vetme që sjell zhvillim ekonomik. Përndryshe, kompanitë nuk guxojnë të investojnë përderisa nuk besojnë se me të vërtet interesi i tyre po mbrohet”, tha ajo tutje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje