Shefin e Shtëpisë së Bardhë e ruajnë 500 agjentë të Shërbimit Sekret, që janë drejtpërdrejt të angazhuar për sigurinë e tij dhe që kontrollojnë gjithçka.
Presidenti amerikan Joseph Biden është nisur dje në orët e para të mëngjesit nga Washington për në Britani të Madhe, ku do të duhej mbërrinte pasdite! Ky është udhëtimi i parë i Bidenit jashtë vendi që kur ka ardhur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë – duke realizuar një turne tetë ditore nëpër Evropë, gjë që paraqet një sfidë të madhe për organet e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Për sigurinë e tij në ishull (Britani të Madhe) sipas mediave britanike, do të kujdesen 6.500 policë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.
Megjithatë jo gjithçka duket aq e thjeshtë, në momentin që konfirmohet pjesëmarrja e presidentit amerikan në ndonjë samit jashtë SHBA-ve, para arritjes së tij në kontinentin e vjetër, fillimisht shkojnë agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, që kontrollojnë çdo aspekt të sigurisë – nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndroj Biden.
Tetë ditë të gjata – agjenda e turneut
e mërkurë, 9 qershor
– Biden me bashkëshorten Jill largohen nga Washingtoni në orët e para të mëngjesit – Udhëton drejt bazës ajrore Mildenhole.
e enjte, 10 qershor
– Biden do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Cornwall, ku do të rikonfirmohen lidhjet e veçanta mes këtyre dy vendeve
e premte, 11 qershor
– Biden do të merr pjesë në samitin e liderëve të grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara, ku temë kryesore do të jetë ekonomia dhe uniteti
e shtunë, 12 qershor
Biden do të vazhdojë takimet bilaterale me liderët e grupit të shtatë vendeve në Cornwall
e diel, 13 qershor
– Biden përfundon pjesëmarrjen në samit dhe do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II në Winsdor, ku më pas do të udhëtoj për në Bruksel
e hënë, 14 qershor
– Në Bruksel, Biden do të takohet me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, dhe do të ketë takim privat me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan
e martë, 15 qershor
– Biden do të ketë edhe disa takime tjera në selinë e NATO-s, ku më pas udhëton drejt Gjenevës
e mërkurë, 16 qershor
– Në Gjenevë do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, takimi i tyre i parë që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë
Kështu në Cornwall ku Biden do të merr pjesë në Samit, disa ditë më parë kanë mbërritur rreth 500 pjesëtarë të Shërbimit Sekret, që drejtpërdrejt janë të angazhuar për sigurinë e Bidenit.
Sfidë logjistike paraqet fakti që në Cornwall nuk ka shumë kapacitete për akomodim, dhe për këtë të gjitha hotelet në një zonë prej rreth 30 kilometrave janë mbushur, e disa anëtar të ekipit të Bidenit të angazhuar për sigurinë e tij, është dashur të akomodohen nëpër kamp-vetura.
Organizatorët e samitit kanë konfirmuar se janë angazhuar forca shtesë të policisë, për shkak të paralajmërimeve për protesta me rastin e mbajtjes së samitit.
Në Cornwall pritet të marrin pjesë liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, që do të kenë me vete ekipet e sigurimit – kështu që lirisht mund të thuhet se qyteza britanike në ishull do të jetë një prej vendeve më të sigurta në botë.
“Do të kemi patrullime të vazhdueshme tokësore, ajrore dhe detare. Ky operacion është kompleks. Puna jonë që gjithçka të kalojë pa problem dhe të gjithë të jenë të sigurt”, ka thënë Joe Holl, komandant i policisë në Cornwall.
Është interesant se rreth 1.000 policë do të akomodohen në anijen “MS Fuqia e Evropës” të ndërtuar në Gjermani në vitin 1993, brenda të cilës janë shtatë restorante, klube të natës dhe sauna. Ajo lëviz me shpejtësi prej 21 nyje.
Kjo anije mund të pranojë deri në 3.000 pasagjerë dhe zakonisht përdoret për lundrim nga Helsinki për në Talin. Policia britanike ka huazuar për 10 ditë. E i tërë operacioni i sigurisë do të kushtojë rreth 83 milionë funte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova