LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci publikon video nga aeroplani, thotë se udhëheqja e komunës është sikur drejtimi i tij

Lladrovci publikon video nga aeroplani, thotë se udhëheqja e komunës është sikur drejtimi i tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video nga aeroplani, duke thënë se udhëheqja e një komune është e njëjtë sikur drejtimi i aeroplanit.

Lladrovci ka shkruar se “vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër”.


“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar. Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca”, thotë ai.

Më tej, ai ka thënë se “ kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mire”.

“Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë”, thotë në shkrimin e bërë Lladrovci.

Sondazhi nga Pyper: 46% e qytetarëve mendojë se Ramiz Lladrovci meriton kandidaturën e PDK-së për kryetar të Drenasit
Lexo po ashtu Sondazhi nga Pyper: 46% e qytetarëve mendojë se Ramiz Lladrovci meriton kandidaturën e PDK-së për kryetar të Drenasit

Theksojmë së ditë më parë, kandidaturën për kryetar të Drenasit e ka paraqitur edhe Driton Ajazi, ndërkohë Lladrovci ka reaguar duke thënë se vazhdon të jetë kandidat edhe për një mandat dhe se për këtë e ka marrë mbështetjen e kryetarit në detyrë të PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori