LAJMI I FUNDIT:

Pas paraqitje si kaubojse në klipin e fundit, Dua Lipa i qëndron besnike stilit edhe në pishinë

Pas paraqitje si kaubojse në klipin e fundit, Dua Lipa i qëndron besnike stilit edhe në pishinë

Nëse dikush mund ta bëjë një kapelë kauboj të ndritur të duket si aksesori numër një i pranverës / verës, është Dua Lipa.

Në një seri fotografish të reja të shpërndara në Instagram, Dua duket sikur po jeton jetën e saj më të mirë.


Ajo shfaqet e qetë pranë pishinës me rroba banja ngjyrë rozë, duke kaluar një kohë cilësore me qen dhe duke shijuar një ushqim seriozisht të shijshëm.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Postimi, me mbishkrimin “raporti javor”, tregon Duan duke pozuar deri në bel në një pishinë me duart anash, e veshur me bikini në formë trekëndëshi ngjyrë rozë të theksuar dhe një kapelë kaubojse në ngjyrë të kaltër.

Ajo gjithashtu ndau një foto nga afër të kapelës së mahnitshme.

Foto: Instagram

Me pak fjalë, i gjithë ky kombinim i shkon më së miri bukuroshes shqiptare, edhe pse i veçantë e kërkon shumë guxim. /Telegrafi/