LAJMI I FUNDIT:

Barani: Sveçla ishte mjek i UÇK-së, ka lëvizur ku kishte nevojë

Barani: Sveçla ishte mjek i UÇK-së, ka lëvizur ku kishte nevojë

Ish-ushtari i UÇK-së, Halit Barani, ka thënë se nuk është e vërtetë se Skender Tahiri ka qenë komandant në Kodër të Baranve duke iu referuar raportimeve të disa mediave.

“Nuk e di pse deklarojnë njerëzit të pavërteta. Në Kodër të Baranve përgjegjës kanë qenë vetë Baranët. Këta që deklarojnë rrejshëm nuk bëjnë mirë. I pashë edhe disa komente që i kanë bërë, kanë fyer e kanë sharë ashtu që e fëlliqin edhe WC-në disa fundërrina të Kosovës që nuk kanë lidhje as me luftë as me asgjë dhe e mbrojnë një të pavërtetë që nuk mund as ta mbrojnë se është rrenë e kulluar”, tha ai.

Tutje theksoi se Tahiraj nuk ka qenë komandant në Kodër të Baranve, siç ka deklaruar.


“Unë i pashë komentet që i kanë bërë për mua personalisht. Skenderin [Tahiri] e falënderojmë për ndihmën që i ka dhënë një anëtari të familjes time sa ka qenë drejtor i “Unitetit” në Mitrovicë. Nuk qëndron që ka deklaruar Skenderi se ka qenë komandant në Kodër të Baranve. Komandant i togut ka qenë Sadri Barani dhe jo Skender Tahiri i cili nuk ka qenë asnjëherë prezent në Kodër të Baranve as gjatë luftës e as para luftës, derisa pas luftës ka mundësi që ka qenë”, u shpreh ai.

Ish-komandanti Skender Tahiri: Xhelal Sveçla është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve
Lexo po ashtu Ish-komandanti Skender Tahiri: Xhelal Sveçla është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve

Barani, në Klan Kosova, ka deklaruar se është e vërtetë se Xhelal Sveçla [tash Ministër i Punëve të Brendshme] ka qenë pjesë e UÇK-së. Ai nuk e ka komentuar deklaratën e ish-komandantit Skender Tahiri që tha se Sveçla ishte dezertor, por tha se ky i fundit ishte mjek dhe si i tillë ka lëvizur nëpër njësite të ndryshme.

“Xhelal Sveçla ka qenë mjek i UÇK-së. Ka filluar në Kodër të Baranve me njësitin “Ylli 98”, derisa mjekët kanë lëvizur nëpër njësite të ndryshme. A ka dezertuar a jo nuk e di, sepse mjekët kanë lëvizur nëpër njësite të ndryshme për t’i dhënë ndihmë aty ku ka pasë nevojë ushtarëve të UÇK-së, por edhe popullatës civile”, u shpreh Barani.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori