LAJMI I FUNDIT:

Johan Cruijff ArenA – Amsterdam

Johan Cruijff ArenA – Amsterdam
(Foto: Johan Cruyff Institute)

Lokacioni: ArenA Boulevard 1, 1101 AX Amsterdam, Holandë
Kapaciteti: 55.500 (ndeshje futbolli)
Rekordi i pjesëmarrjes: 54.874 (Ajax 1–2 Real Madrid, 13 shkurt 2019)

Johan Cruyff ArenA është stadiumi kryesor në kryeqytetin holandez, Amsterdam dhe është shtëpia e klubit të Ajaxit.


I ndërtuar nga viti 1993 deri në vitin 1996 për një shumë ekuivalente me 140 milionë euro, është stadiumi më i madh në Holandë. Deri në sezonin 2018/2019 është quajtur Amsterdam ArenA, kur edhe u emërtua sipas legjendës holandeze të futbollit, Johan Cruyff.

(Foto: Johan Cruyff Institute)

Ka një kapacitet prej 55.500 vendesh gjatë ndeshjeve të futbollit, ndërsa 68.000 njerëz mund të pozicionohen në tribuna në rast të koncerteve me skenën e vendosur në qendër të stadiumit. Ka statusin prej pesë yjesh të UEFA-s.

Është njëri nga stadiumet e shfrytëzuara gjatë ‘Euro 2000’, si dhe në këtë arenë është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 1998, si dhe finalja e Ligës së Evropës në vitin 2013.

Në kuadër të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, ‘Johan Cruyff ArenA’ do të jetë nikoqir i tri ndeshjeve grupore dhe një takimi të 1/8 së finales.

(Foto: International Security Journal)

Ndeshjet që do të zhvillohen në ‘Johan Cruijff ArenA’

E diel 13 qershor 2021 – Grupi C: Holanda vs Ukraina (21:00, me kohën lokale)
E enjte 17 qershor 2021 – Grupi C: Holanda vs Austria (21:00, me kohën lokale)
E hënë 21 qershor 2021 – Grupi C: Maqedonia e Veriut vs Holanda (18:00, me kohën lokale)
E shtunë 26 qershor 2021 – R16: 2A vs 2B (18:00, me kohën lokale)


(Foto: Johan Cruyff Institute)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori