Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, e ka vlerësuar si të suksesshëm, procesin mësimor të zhvilluar në kushte pandemie.
Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut përfundon më 10 qershor. Por, që nga 13 marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, shkollat u mbyllën dhe mësimi nisi që të zhvillohej në formë online.
Ministria e Arsimit ka thënë se gjatë këtij viti shkollor ka pasur probleme të vogla apo mungesë të kushteve për një numër të vogël të nxënësve.
“Përveç që mësimi është zhvilluar sipas parashikimeve tona, ministria paralelisht është në proces të zbatimit të reformave, si digjitalizimi, programet mësimore, zgjatja e orëve, që janë të domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Por, vlerësime të ndryshme kanë dhënë nga Unioni i Shkollave të Mesme, nga shoqata e prindërve “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, por edhe nga profesorë të njohur universitarë.
“Ky vit shkollor, në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me COVID-19, na ka treguar se sa lëshime ka sistemi arsimor duke filluar me kualitetin e mësimdhënies dhe për të vazhduar me pjesën e vlerësimit të nxënësve, që në shumicën e rasteve kanë qenë dhe vlerësime paushallë të bëra nga mësimdhënësit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Blendi Hodai nga Unioni i Shkollave të Mesme.
“Për fat të keq, për shkak të mospasjes së një strategjie koncize nga Ministria e Arsimit, ne kemi ardhur në atë situatë që edhe vet institucionet e pranojnë që se sistemi arsimor këtë vit ka çaluar. Ne si Union i Shkollave të Mesme dhe në muajt paraprak e kemi vlerësuar Ministrinë e Arsimit si të paaftë në menaxhimin me procesin arsimor në kohë të pandemisë”, thekson Hodai.
Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë, mungesa e një platforme kombëtare për mësim online, mungesa e internetit në shumë zona rurale, pastaj nisja e reformave për digjitalizim të procesit mësimor në kohën kur arsimi po përballej me probleme shumta, bëri që të formohej një nismë qytetare, e cila kërkon normalizimin e procesit mësimor e që më pas të nisin reformat me konsultime të gjera.
Dragana Spasevska nga shoqata “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, thotë për Radion Evropa e Lirë se mësimi në kohën e pandemisë më shumë ka lënë trauma te fëmijët sesa që ata të kenë arritur të marrin njohuri nga mësimi online.
“Kemi humbur shumë në cilësinë e arsimit. Nuk mundet që një fëmijë të mbajë një orë mësimore apo të dëgjojë mësuesin duke qëndruar i shtrirë në shtrat. Realisht fëmijët kanë humbur shumë, nuk kanë arritur të marrin njohuritë elementare. Më shumë kishte tallje sesa mësim. Me një fjalë, mësimi online në kushte të pandemisë, ka dështuar… Uroj që në shtator fëmijët të kthehen në shkolla. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Kjo duhej të ndodhte shumë më herët, por të paktën të lutemi që nga shtatori të hapen dyert e shkollave”, thotë Spasevska.
Profesori i pedagogjisë, Xheladin Murati, thotë se Ministria e Arsimit gjatë pandemisë fare pak u mor me menaxhimin e nxënësve në kushte të pandemisë, duke mos ofruar as një platformë të përbashkët për mësim online, ndërsa në shkollat profesionale mungoi edhe pjesa praktike e mësimit.
Ai thotë se reformat e nisur për digjitalizimin e arsimit janë nevojë e kohës, por ato duhet të realizohen më vonë, pasi për momentin prioritet duhet të jetë normalizimi i arsimit apo kthim në gjendjen normale.
“Digjitalizimi nënkupton qëndrimin e nxënësve para kompjuterit nga tetë deri më dhjetë orë, ndërsa të gjithë ne jemi të interesuar që fëmija të rrinë sa më larg internetit, larg kompjuterit apo telefonit. Askush nuk e trajton problemin sesa do të ketë efekte negative shëndetësore në zhvillimin e fëmijës. Nëse fëmija rrinë gjatë kohë para kompjuterit do të ketë deformime trupore, fizike, do të ketë shqetësime emocionale, do të nxitet agresivitetit, do të krijohet stresi i pakontrolluar, fëmija do të izolohet në botën e tij dhe nuk do të kontrollohet nga të tjerët, do të ndikojë në të menduarit kritik”, thotë profesori Xheladin Murati./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Financave e RMV-së dhe Banka Zhvillimore nënshkruan kontratë për plasimin e 250 milionë eurove për sektorin privat
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?