LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Amir Abrashi: Ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë

Kapiteni Amir Abrashi: Ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi ka folur në analizën pas ndeshjes së barazuar ndaj Uellsit, duke theksuar së duhen analizuar aspektet pozitive dhe sidomos ato negative, për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Shqipëria barazoi pa gola 0-0 ndaj Uellsit, por Abrashi ka mbetur deri diku i kënaqur me shumë aspekte të lojës.


Megjithatë, kapiteni i Shqipërisë ka theksuar se ekipi kombëtar ka edhe shumë aspekte për t’u përmirësuar dhe këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt.

Edy Reja pas barazimit me Uellsin: Më pëlqeu skuadra, luajtëm mirë dhe mund të merrnim fitoren
Lexo po ashtu Edy Reja pas barazimit me Uellsin: Më pëlqeu skuadra, luajtëm mirë dhe mund të merrnim fitoren

“Ishte një ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë, pastaj ndjemë lodhjen dhe nuk e mbanim gjatë topin. E humbnim shpejt dhe Uellsi e mbajti më shumë topin. Mundemi dhe duhet të bëjmë më tepër”, ka thënë fillimisht Abrashi pas ndeshjes.

“Në patëm rastin me Manajn. Nuk po e mbanim dot topin. Kemi gjëra të mira në këtë ndeshje dhe gjëra jo të mira, që do t’i analizojmë për t’i përmirësuar në vazhdim”.

“Duhet të luajmë me një takim dhe të shkojmë përpara. Hapësira kemi pasur, por u lodhëm. Nga pjesa e dytë kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, përfundoi kapiteni shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori