LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë, prej tyre 14 shtetas të Kosovës  

Arrestohen 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë, prej tyre 14 shtetas të Kosovës  

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare (DPK), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, nën dyshimin e kryerjes së veprës ‘kontrabanda me emigrantë’, sot më, 05.06.2021 prej orës 04:00 ka filluar së zbatuari planin e operativ- ‘Emigranti’, ndërsa ka arrestuar 29 të dyshuar.

Operacioni është zhvilluar në dy rajone: në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në rajonin e Prizrenit.

Në njoftim thuhet se si rezultat i hetimeve të mëhershme nga Sektori i Hetimeve të DPK-së dhe me asistimin e njësive tjera mbështetëse të PK-së, janë kryer kontrolle ne 10 lokacione (shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse).


Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 të dyshuar, ku prej tyre 14 shtetas të Kosovës, ndërsa 6 me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina), të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartshënuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si ne vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për marihuanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda ne Mitrovicë, janë dërguar ne mbajtje prej 48 orëve 11 të dyshuar, ndërsa 9 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori