Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë parashikuar një rritje ekonomike në shumë vende të botës, pas rënies së rasteve me COVID-19 si dhe pas rritjes së numrin të të vaksinuarve. Sipas këtyre dy organizatave financiare, kjo kryesisht do të vjen kur njerëzit që kanë kursyer gjatë pandemisë, pritet të bëjnë shpenzime më të mëdha.
Besa Ismaili nga Fusha Kosova, është në pritje të stabilizimit të situatës pas pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, në mënyrë që të blejë një veturë më të re për familjen e saj. Besa, veturën thotë se do ta blejë më paratë e kursyera gjatë kohës se pandemisë.
“Situata ka qenë e paqartë, ne si familje shumë pak kemi dalë për shëtitje, kemi kursyer në maksimum, pasi nuk kishim informata se çfarë mund të ndodhë. Vitin e kaluar, kam pasur plan të shkoj për vizitë te vëllai, që jeton dhe punon në Gjermani. Edhe këtë vizitë e kemi anuluar. Në këtë mënyrë kemi kursyer para dhe tashmë besoj se mund të blej një veturë të re”, tha për Radion Evropa e Lirë, Besa Ismaili.
Përveç Besës, edhe pronari i një biznesi në Prishtinë, thotë se është i gëzuar me fillimin e vaksinimit të qytetarëve në Kosovë, kundër COVID-19, pasi sipas tij, imunizimi i masës do të ringjallë biznesin e tij. Blerim Shkodra, pronar i një agjencie për marrjen e veturave me qira dhe e cila ka në dispozicion 180 vetura për klientë, shprehet se gjatë vitit 2020, ka pasur qarkullim financiar shumë të vogël. Ai shpreson se gjatë këtij viti do rritet aktiviteti biznesor, pasi ai pret ardhjen e diasporës.
“Para pandemisë kemi dhënë 20 vetura brenda ditës me qira, në kohën e pandemisë, asnjë. Kjo pasi 99 për qind e biznesit tonë është i varur nga diaspora. Bazuar në lëvizjet që janë shumë pozitive, sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve dhe vaksinimit të qytetarëve në vendet e Bashkimit Evropian, ku është e përqendruar mërgata jonë, besojmë se do thyejmë çdo rekord”, tha ai.
Imunizimi i popullatës në Kosovë, ka nisur në muajin mars të këtij viti, kurse deri më tani janë vaksinuar mbi 72 mijë qytetarë. Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës.
Rukiqi: Mërgata pritet të rikuperojë dëmet ekonomike
Edhe Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, shpreson se gjatë muajve të verës, do ketë rikuperim të pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Kjo sipas tij, do të ndodhë me rritjen e konsumit dhe me ardhjen e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
“Rritje të konsumit pritet të ketë në sektorin e argëtimit, artikujt bazikë, por edhe te sektori i patundshmërive”, shprehet Rukiqi.
Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 shënoi rënie deri në 4 për qind.
Kurse, Banka Botërore në raportin e publikuar në muajin prill, vlerëson se pas një recesioni historik, pritet rimëkëmbje graduale ekonomike në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë raport, thuhet se rimëkëmbja ekonomike në Kosovë do të jetë graduale dhe aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm më 2022. Rimëkëmbja do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit.
Ymeri: Rritja e optimizmit, rrit edhe konsumin
Me vaksinimin e qytetarëve, siç po ndodh edhe në vende të ndryshme të botës, ka një tendencë që edhe në Kosovë të ketë një ringjallje ekonomike, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ymeri vlerëson se pas përfundimit të pandemisë COVID-19, do të rritet optimizmi i qytetarëve për një normalitet të ri, rrjedhimisht edhe rritje të konsumit.
“Optimizmi i tyre për ditë të mira do të rritet dhe kur rritet optimizmi, natyrisht se do rritet edhe aktiviteti ekonomik. Sepse, gjatë kohës së pandemisë dhe krizave në përgjithësi, jo vetëm shëndetësore, tendenca e njerëzve në përgjithësi është që të kursejnë, sepse nuk dihet se çka do të ndodhë. Kurse tash, kur rritet optimizmi dhe parashikueshmëria e asaj se çka do të ndodhë, njerëzit bëhen më dorëlirë”, tha ai.
Vlera e kursimeve të qytetarëve 4.4 miliardë euro
Se qytetarët kanë kursyer gjatë kohës se pandemisë, tregojnë edhe të dhënat zyrtare. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlerat e depozitave të qytetarëve, në muajin mars të këtij viti, kanë arritur në 4.4 miliardë euro, deri sa kjo vlerë në muajin mars të vitit 2019, ka qenë 3.3 miliardë euro.
Përveç kursimeve të qytetarëve, Ymeri thekson se edhe ardhja e qytetarëve nga diaspora në Kosovë do të ndikojë në rritjen ekonomike.
“Këtu e kemi edhe një faktor shtesë, që është ardhja e mërgatës, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar, nuk kanë arritur që të vijnë në Kosovë, sivjet besoj se do të vijnë në numër më të madh dhe besoj se kjo do të ketë ndikim jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e vendit”, thekson Ymeri.
Vitin e kaluar për shkak të masave kufizuese, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë vizituar Kosovën, ka qenë simbolik. Megjithatë, remitencat nuk kanë munguar.
Sipas të dhënave zyrtare, vlera e përgjithshme e parave të qytetarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, në vitin 2019 ka qenë 851 milionë euro, shifër kjo që është rritur vitin e kaluar në rreth 980 milionë euro.
Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 242 milionë euro. Përveç remitencave, qytetarët me prejardhje nga Kosova, shpenzojnë miliona euro gjatë vizitave që bëjnë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë