LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina” thirrje qyetarëve: Mos hedhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

KRU “Prishtina” thirrje qyetarëve: Mos hedhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ekipet e tyre kanë punuar në shumë raste të pastrimit të pusetave që janë mbushur nga gjësende që kanë bllokuar rrjetin e kanalizimit.

“Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet”.


“Po ashtu, arsyet janë të panumërta filluar nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e gjësendeve të ngurta e të lëngëta, peshat e rënda me mbeturina të ngurta, etj. Rasti konkret ka qenë gjatë ditës së sotme në rrugën ” Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit pastruan dhe zhbllokuan aty, të gjitha pusetat. Ju lumtë dhe faleminderit që jeni pjesë e jona, derisa apelojmë për kujdes shumë të shtuar me sistemin e rrjetit të kanalizimit!”,thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori