LAJMI I FUNDIT:

Vritet në Gjermani shqiptari nga Kosova

Vritet në Gjermani shqiptari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes në Hannover të Gjermanisë, ku në një përplasje mes dy shqiptarëve nga Kosova, njëri ka mbetur i vdekur.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne.”


Dyshohet se autori i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.

Deri pas mesnatës të së enjtes, policia zhvilloi kontrolle në banesën ku jetonte, por ai është zhdukur së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Banorët e zonës thonë se kishin qenë në apartament deri pak para të shtënave ditën e enjte, transmeton dosja.al

“Autori i dyshuar i veprës është akoma i shpejtë”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të premten.

Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.

Ndërkohë gazeta gjermane BILD ka raportuar se viktima dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori