LAJMI I FUNDIT:

Fabrika vendore InstaBuilt fillon eksportin e shtëpive modulare në Gjermani

Fabrika vendore që merret me prodhimin e shtëpive modulare, InstaBuilt që është pjesë e BP Home Investment, ndonëse ka pak kohë prej se ka nisur kontingjentin e parë të eksportit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtetin gjerman për hapjen e faqes së re të historisë në qytetin Mengen.

Për ta shënuar këtë bashkëpunim mes InstaBuilt dhe shtetit Gjerman, sot fabrikën e kanë vizituar edhe majori i qytetit të Mengen, Stefan Bubeck dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në këtë ceremoni, Diedon Kica nga InstaBuilt është shprehur tejet i lumtur për këtë bashkëpunim duke marrë parasysh se Gjermania kritere kryesore i ka kualitetin dhe standardin.

“Vizioni jonë nuk është ndërtimi i shtëpive të zakonshme, por i lagjeve të së ardhmes përmes kombinimit të materialeve, formës së ndërtimit dhe teknologjisë. Materialet tona janë ekologjike dhe të shëndetshme për njeriun e planetin; forma e ndërtimit është kthyer në prodhim apo para-fabrikim në mënyrë që të kursehet koha dhe resurset; dhe përmes teknologjisë duam të ndërtojmë shtëpi e lagje që ndërlidhen në mënyrë digjital”, ka treguar Kica.

Në foto: Diedon Kica, Drejtor Komercial në InstaBuilt dhe BP Home Investment

Ai po ashtu ka falënderuar tej mase punëtorët e fabrikës,  duke i ftuar që së bashku me partnerët t’i japin gaz motorit ekonomik dhe zhurma e suksesit të ndihet në çdo cep të botës.

Në anën tjetër, majori i Mengen, Stefan Bubeck, ka shprehur mirënjohje të thellë për ftesën që ta vizitojë fabrikën dhe ka uruar bashkëpunim më të thellë gjatë ditëve e javëve në vijim.

Në foto: Majori i qytetit të Mengen në Gjermani, Stefan Bubeck

“Shpresoj se në atë që keni ndërtuar ju si kompani [InstaBuilt], unë të mundem t’ju ndihmojë të depërtoni në treg dhe në pjesë tjera të Gjermanisë”, ka bërë të ditur Bubeck.

Veç kësaj, ai ka ftuar personalisht fabrikën prodhuese InstaBuilt që të aplikojë në garën tenderuese për ta fituar mundësinë që fabrika vendore ta ndërtojë një lagje të tërë me shtëpi modulare në zonën e së ardhmes që do të gjendet në Mengen dhe që është një projekt madhështor i cili përfshin elemente inovative dhe energji të ripërtritshme – vlera të cilat veçse i posedon InstaBuilt.

Në foto: Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se me depërtimin e suksesshëm të InstaBuilt në Gjermani, ai uron që fabrika vendore ta fillojë eksportin në të gjitha qytetet e këtij shteti dhe në tërë Evropën.

“Ju uroj sukses në këtë partneritet ndërshtetëror sepse kjo është fitimprurëse për dy palët”, ka thënë ai.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune

Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune

Botë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kalo në kategori