LAJMI I FUNDIT:

​KRU Gjakova paralajmëron padi ndaj atyre që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit

​KRU Gjakova paralajmëron padi ndaj atyre që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, duke marrë shkas nga disa banorë të pandërgjegjshëm të cilët gjatë intervenimeve private ndërhyjnë duke ndalë ujin nga rrjeti i ujësjellësit, i cili është nën menaxhimin e kësaj kompanie, rikujton se ndërhyrjet e tilla janë të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme.

K.R.U. “Gjakova” thekson se me synim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit, paralajmëron të gjithë qytetarët se ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa dhe hasim në veprime të tilla, do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore dhe do të iniciohet kallëzim penal.

“KRU “Gjakova” apelon tek të gjithë konsumatorët që në rast se vërejnë ndonjë parregullsi të bashkëpunojnë duke kontaktuar në numrat e njësive gjegjëse;-Njësia Gjakovë, 0390-320-503 si dhe 0390-330-001.-Njësia Rahovec, 049-732-789. -Njësia Prizren, 049-732-115. -Njësia e Rekës së Keqe, 049-732-567 si dhe 049-732-006. Po ashtu, mund të na shkruani në faqen tone në Facebook, KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë si dhe në info@kru-gjakova.com “, thuhet në njoftim.