LAJMI I FUNDIT:

Tesla hyn në biznesin e restoranteve

Tesla hyn në biznesin e restoranteve

Prodhuesi i makinave elektronike ka aplikuar për të drejtat e markave tregtare për restorantet e veta. Në vitin 2018 Elon Musk tashmë kishte ndarë idenë në Twitter.

Tesla mund të fillojë së shpejti në biznesin e restorantit. Një kërkesë përkatëse e markës tregtare u paraqit më 27 maj.

Tesla dëshiron të sigurojë të drejtat e markës tregtare për restorantet me emrin e kompanisë. Për më tepër, logoja dhe shkronjat duhet të sigurohen, transmeton Telegrafi.


Aplikimi duhet të shqyrtohet deri më 21 gusht të këtij viti.

Tesla nuk ka komentuar ende për këtë, por edhe ideja nuk është krejtësisht e re. Në vitin 2017, JB Straubel, i cili ishte drejtor teknik në Tesla në atë kohë, njoftoi se kompania dëshironte të zgjeronte biznesin e saj dhe gjithashtu të ofronte ushqim. /Telegrafi/