LAJMI I FUNDIT:

Flet dëshmitari që pretendon se pa vrasjen e policëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj në vitin 2003

Flet dëshmitari që pretendon se pa vrasjen e policëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj në vitin 2003

Isuf Haklaj e Sebahate Tolaj ishin dy policë të Policisë së Kosovës kur u vranë më 24 nëntor të vitit 2003.

Një dëshmitarë okular i rastit rrëfen se si ndodhi ngjarja, për të cilën thotë se nuk është ftuar asnjëherë nga Gjykata por që disa policë e kanë intervistuar në shtëpinë e tij.

Ai në “Debat Plus” thotë se ka parë ngjarjen me sytë e tij, derisa ka qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.


‘’Ka qenë mëngjes dhe kam pas me zbrit një pasagjer tek Raushiqi. Personi ka zbritur nga vetura. Sapo ka zbritur personi nga vetura, kam dëgjuar disa të shtëna prapa veturës. Kam kthye kokën dhe kam parë Fronterën duke u afrua dhe në tejkalim ka ardhur një Mercedes”.

“Në atë moment ka nxjerr armën. Nuk ka qenë person i ri, por ka qenë person rreth 40-50 vjeçar. Ka qenë person shumë i gjerë dhe dorën e ka pasur me shumë qime pasi e ka pasur të përvjelë krahun. Në ato momente ai ka zbrazë gjithë plumbat në veturë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Pasi ka ikur Mercedesi, ka ardhur Audia. Ai person ka pasur një armë shumë të shkurtër dhe ai ka zbrazë gjithë karikatorin në xhip dhe kanë vazhdu”.

“Unë kam dalë nga vetura dhe kam parë që Frontera ka vazhdu rrugën me ritëm shumë të ulët derisa ka dalë nga rruga dhe u ndalë nën arrë”.

“Diku 40-5 metra pas Fronterës ka qenë një kerr policie. E kam ndalë kerrin e policisë edhe iu kam treguar se kerri është gjuajtur. Njëri prej policëve ka qenë i plagosur dhe me armë në dorë ka dalë nga Frontera. Ka qenë i plagosur dhe nuk ka mundur të qëndrojë duke rënë në tokë. Policia ka rrethuar vendin  e ngjarjes dhe ka ardhur ambulanca më pas”, rrëfen dëshmitari i asaj ngjarje të rëndë në vitin 2003./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori