LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë punimet e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë

Vazhdojnë punimet e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se po zhvillohet punëtoria e parë e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Të pranishëm në këtë punëtori tre ditore janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga Partnerët Strategjik ndërkombëtarë.

“Grupi Punues do të reflektojë mbi sfidat me të cilat përballet gjyqësori dhe prokuroria dhe diskutojë mbi kornizën ligjore që do të mundësojë zhvillimin e procesit të vetingut dhe funksionalizimin e mekanizmave të vetingut për të garantuar një proces të drejtë, efikas dhe efektiv. Do të ndahen mendime, sugjerime dhe opinione konkrete nga të gjithë pjesëmarrësit, për t’i pasqyruar më pas ato në draft Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut”, njofton Ministria e Drejtësisë.


Ministria e Drejtësisë bën të ditur se kjo punëtori është mbështetur nga Ambasada Amerikane.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori