LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jam i gatshëm të shkoj në Sofje dhe të kërkoj zgjidhje

Zaev: Jam i gatshëm të shkoj në Sofje dhe të kërkoj zgjidhje

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është i gatshëm që të shkoj në Sofje për të kërkuar zgjidhje rreth kontestit me Bullgarinë dhe t’i hap rrugën vendit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ai në një deklaratë për media tha se përshëndet çdo ndihmë nga vendet mike, megjithatë shtoi se çështja është bilaterale dhe si e tillë u takon dyja vendeve që të gjejnë zgjidhje të pranueshme.

“Shpresoj se do të kemi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, është e mundshme që takimi të ndodh në Sofje. Unë kam thënë se nuk ka paragjykime, kjo është çështje bilaterale, miqtë mund të na ndihmojnë, mund të japin ide, mund të na inkurajojnë, edhe ne edhe palën bullgare, por është çështje bilaterale dhe duhet të takohemi. Ashtu që mbetet e hapur, valë, në Shkup, Sofje apo Ohër, kudo që të jetë të ulemi dhe shihemi”.

“E di që ministrat për punë të jashtme kanë komunikim. Ka shprehur dëshirë edhe kryetari i qeverisë bullgare, Stefan Janev se takimi është i mirëseardhur. Unë jam i gatshëm që të shkoj në Sofje që të lutem për zgjidhje, në bazë pragmatike duke e ditur se askush nuk dëshiron të shkel mbi identitetin dhe gjuhën tonë, dhe kështu do të jetë. Por gjithsesi se zgjidhjen duhet ta gjejmë ne të dyja vendet”, deklaroi Zaev.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori