LAJMI I FUNDIT:

Vdes nëna e pesë djemve të vrarë në masakrën e Mejës

Vdes nëna e pesë djemve të vrarë në masakrën e Mejës

Ka ndërruar jetë nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Mejës, në Gjakovë, Zoje Prendi.

Këtë e bëri të ditur avokati, Arianit Koci, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.


Koci tha se forcat kriminale serbe, në masakrën e Mejës ia kanë vrarë pesë djem: Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin.

“Zoje Prendit serbët më 27 prill 1999 ia vranë pesë djem,Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin. Nona Zoje Prendi sot ka vdekë. Forcat kriminale serbe, në masakrën e Mejës ia kanë vrarë pesë djem: Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin. Tani nona Zoje e ka gjetë paqën e vet. Është me të dritat e syve të saj – fëmijet e vet. Jepjau Zot pushimin e pasosun”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ndryshe, më 27 prill 1999 u vranë 376 persona në masakrën e Mejës, në Gjakovë. /Telegrafi/