Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia është konstruktive në dialogun me Kosovën me ndërmjetësimin e BE-së dhe dëshiron një kompromis që do të sjellë paqe dhe stabilitet në planin afatgjatë.
Këto komente kryetari i Parlamentit serb i ka bërë në Moskë, duke folur në Dumën Ruse, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk pranon zgjidhje të imponuara dhe të njëanshme.
“Po na thonë – hiqni dorë nga Kosova dhe rruga juaj për në BE është e hapur. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE, po punojmë shumë për këtë dhe nuk po e ndryshojmë atë qëllim, por nuk pranojmë që para nesh të vendosen pengesa në atë rrugë, të cilat nuk janë vendosur kurrë për askënd, siç është njohja e shkëputjes së paligjshme dhe të pritet diçka e tillë nga ndonjë shtet sovran”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat serbe, kryetari i Kuvendit të Serbisë gjithashtu tha se “Rusia, sikurse dhe Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada”.
Sipas tij, mbështetja ruse është e rëndësishme sidomos në punën e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, pasi rezolutën 1244 të vitit 1999, “ne dhe ju e konsiderojmë një dokument themelor ndërkombëtar kur bëhet fjalë për Kosovën”, tha Daçiq.
Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Bisedimet pritet të vazhdojnë këtë muaj me një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të martën, gjatë një vizite në Prishtinë, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova