Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer, kanë nisur ditën e dytë të vizitës së tyre në Kosovë duke takuar përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë njoftuar për aktivitetet e tyre në terren.
“Dita e dytë. Së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, e nisëm ditën e dytë të vizitës me një mëngjes të dobishëm me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. Si përherë, një pasqyrë mjaft e mirë për aktivitetet e tyre në terren” – ka shkruar Lajçak në postimin e tij”, shkroi ai.
Ndryshe, arsyeja e vizitës së Palmer në Kosovë është përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiqin mund të ndodhë diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit.
Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, citohet të jetë bërë edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.
Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi/
Started day 2️⃣ with a useful working breakfast with the international community in Kosovo together with my good friend DAS Matt Palmer, who is joining me for this visit. As always, a very good overview about their activities on the ground. pic.twitter.com/a0IU1aU1pK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 1, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251