Poezi nga: Joseph Brodsky
Përktheu: Agron Tufa
Telemaku im,
lufta e Trojës
mbaroi. Kush e fitoi – nuk më kujtohet.
Më ngjan se grekët: Aq të vdekun
flakun jashtë shtëpive, vetëm akejt bâjnë
të tilla gjâma. Po rruga e kthimit
si shumë e gjatë po m’duket,
a thua se Poseidoni, nësa na birrnim
kohën atje, ai zgjanonte hapsinat këndej.
Nuk e di ku gjindem e ç’më pret
përpara. Njëfarë ishulli i pistë,
shkurre, ngrehina, bulurima derrash,
një kopsht i harlisun, një biçim mbretneshe,
barishte e gurë… Telemak i shtrenjtë,
gjithë ishujt ngjajnë me njani-tjetrin;
kur udhëton kaq gjatë, dhe trutë
të bâhen dhallë; tue numërue dallgët,
syni, lëbyrun horizontesh, qan,
dhe mishi i kalbun ujënash ta topit dëgjimin.
Nuk më kujtohet qysh mbaroi lufta,
as sa vjeç ke mbushë, s’po më bie në hatër.
Rritu, Telemaku im, burrnohu!
Veç hyjtë e dinë në piqemi sërish.
Ti s’je ma tash ai kërthí,
të cilin njëheri e mbroja prej demave.
T’mos qe Pallamedi, do jetonim bashkë,
por, mbase ai ka pasë të drejtë: pa mue,
ty s’të kanoset Kompleksi i Edipit,
dhe andrrat do t’i kesh virgjine, Telemak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?