LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Është rritur numri i të denoncuarve, i të akuzuarve dhe i personave të dënuar

Maqedoni: Është rritur numri i të denoncuarve, i të akuzuarve dhe i personave të dënuar

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i të denoncuarve të personave të rritur – autorë të njohur të veprave penale në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është rritur për 11.8 përqind.

Në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, numri i të rriturve të dënuar është rritur për 34.8 përqind dhe numri i të pandehurve është rritur për 29.7 përqind.

Rritje të numrit të autorëve të veprave penale të dënuar ka edhe tek të miturit. Kështu, numri i fëmijëve të raportuar në konflikt me ligjin – autorët e krimeve, në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, është rritur për 16.2 përqind.


Në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, numri i fëmijëve të dënuar në përplasje me ligjin – autorët e veprave penale është rritur për 15.1 përqind, informojnë nga ESHS.