LAJMI I FUNDIT:

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shihen në audiencë të “Kënga Magjike 2021”

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shihen në audiencë të “Kënga Magjike 2021”

Tashmë është duke u mbajtur festivali më i madh në Shqipëri dhe Kosovë, “Kënga Magjike 2021”.

Përplot energji dhe emocion deri më tani është përçuar tek publiku, të cilët mezi po presin fituesin e festivalit.


Për shkak të pandemisë coronavirus, vendi i edicionit të radhës ka ndryshuar, duke minimizuar edhe pjesëmarrësit.

Foto: Instastory

Në mesin e tyre janë parë edhe dy këngëtarët e njohur, Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears.

Dyshja janë parë së bashku në disa imazhe që i kanë publikuar secili në profilet e tyre në Instagram.

Këta të fundit morën pjesë para disa ditësh në Eurovision, të cilët dhanë një performancë të shkëlqyeshme.

Anxhela duke përfaqësuar Shqipërinë zuri vendin e 21-të, kurse Gjon që këndoi për Zvicrën u rendit në vendin e tretë. /Telegrafi/