LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Kampionëve 2021: Gjithçka që duhet të dini për këtë ndeshje

Finalja e Ligës së Kampionëve 2021: Gjithçka që duhet të dini për këtë ndeshje

Garuan 79 klube që nga faza paraelimnatore, ndërsa kemi ardhur vetëm në dy, finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Disa nga gjërat që duhet t’i dini për finalen e Ligës së Kampionëve.

Kush do të luajë në finale?


Manchester City do të përballet me ekipin tjetër anglez Chelsean në finalen e 66-të të Ligës së Kampionëve. City është në finale për herë të parë, ndërsa Chelsea për herë të tretë, ndërsa e ka fituar një herë trofeun në vitin 2012.

Kur zhvillohet ndeshja?

Ndeshja do të zhvillohet sot të shtunën më 29 maj, duke filluar nga ora 21:00. Në anën tjetër finalja e Ligës së Evropës u zhvillua të mërkurën 26 maj. EURO 2020 do të nistë të premten e 11 qershorit.

Ku zhvillohet ndeshja?

Finalja do të zhvillohet në “Estádio do Dragão”, shtëpia e FC Portos. Në këtë stadium u zhvillua finalja e Ligës së Kombeve 2019, ndërsa është ndërtuar për EURO 2004.

Finalja fillimisht ishte menduar të zhvillohej në Stadiumin Olimpik “Atatürk” të Stambollit. Sidoqoftë, kufizimet e shumta për COVID-19, bën që kjo ndeshje më 13 maj 2021, të ndërrojë vend nga UEFA.

A do të lejohen tifozët?

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar që në stadium mund të ketë një kapacitet prej 33 për qind, pra deri në 16,500 spektatorë. Secili nga klubet finaliste kishte të rezervuar nga 6 mijë bileta për tifozët e tyre. 1,700 bileta janë ndarë për publikun e gjerë dhe janë shitur të martën më 25 maj 2021.

Si mund ta shikoj ndeshjen finalen?

Liga e Kampionëve në këtë edicion në Kosovë është transmetuar nga Kujtesa. Edhe ndeshjen finale mund ta shikoni në këtë platformë.

Çfarë merr fituesi?

Trofeu aktual i Ligës së Kampionëve është 73,5 cm i gjatë dhe peshon 7,5 kg.

“Mund të mos jetë një kryevepër artistike, por të gjithë në futboll janë të etur ta kenë në duar”, kishte thënë krijuesi i saj Jurg Stadelmann.

Fituesit e Ligës së Kampionëve e ka të sigurt po ashtu një vend në fazën e grupeve të edicionit 2021/22, nëse nuk është kualifikuar tashmë përmes kampionatit të tyre të brendshëm.

Paratë?

Fituesi i Ligës së Kampionëve nga kjo ndeshje merr 19 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të marr 15 milionë euro.

A ka VAR?

Po. Sistemi (VAR) është përdorur gjatë gjithë garës së këtij sezoni.

Kush është gjyqtari kryesor?

Gjyqtari spanjoll 44 vjeçar Antonio Miguel Mateu Lahoz, që do të gjykojë edhe në EURO 2020, është emëruar si gjyqtari kryesor në finale.

Çfarë duhet të dini tjetër?

Lejohen pesë zëvendësime, ndërsa i gjashti lejohet në vazhdime. Skuadra do të kenë në përbërje nga 23 lojtarë.

E fundit, kush është ekipi ‘vendas’?

Manchester City është ekipi vendas i hedhur me short në mars . Të dy finalistët mund të veshin fanellat e tyre të para.

Por në këtë rast sikurse edhe në rastet tjera, Chelsea duhet të ketë edhe fanellat alternative.

Kush e fiton ndeshjen?


/Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori