LAJMI I FUNDIT:

Limaj zgjidhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate

Limaj zgjidhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate

Gjatë Kuvendit të II-të Zgjedhor të NISMA-s Socialdemokrate, me shumicë absolute të votave u rizgjodh kryetar i partisë, Fatmir Limaj.

Pas rizgjedhjes, Limaj para delegatëve tha se Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative që ndodhë në vend.


“Nisma do të ekspozojë në vazhdimësi si opozitë çdo dukuri negative. Do të mbikëqyrë qeverisjen dhe mazhorancën. Do të angazhohet fuqishëm që të arriturat tona shtetërore të vlerësohen dhe të avancohen”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/