LAJMI I FUNDIT:

City kërkon triumfin historik, Chelsea për ta përsëritur suksesin e vitit 2012

City kërkon triumfin historik, Chelsea për ta përsëritur suksesin e vitit 2012

Manchester City dhe Chelsea janë finalistët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Dy skuadrat angleze janë transformuar tërësisht në dy dekadat e fundit dhe tanimë konsiderohen ndër klubet më të mëdha në botë.

Pas një edicioni fantastik të zhvilluar në Ligën e Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea do të diskutojnë për finalen e madhe.


Për skaudrën e Pep Guardiolës kjo është hera e parë që ndodhen në finalen e Ligës së Kampionëve edhe pse kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë viteve të fundit për të arritur deri këtu.

City nuk e ka asnjë trofe evropian të fituar dhe kërkon që në Porto ta shkruajë historinë duke e fituar Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër për Chelsean kjo është finalja e tretë në Ligën e Kampionëve, ku të parën e kishin humbur ndaj Manchester United pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërkohë në vitin 2012, Chelsea arriti triumfin e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Bayern Munichun pas ekzekutimit të penalltive.

Londinezët janë për herë të tretë në finale, derisa tani duan ta përsëritin suksesin e vitit 2012.

Finalja e madhe do të zhvillohet në ‘Estadio do Dragao’ të Portos, ku është e paraparë që të luhet me 33 për qind të kapacitet të stadiumit. 16,500 tifozë do të jenë gjithsesj, ku nga gjashtë mijë kanë secila skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori