LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Buzhala zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Ramiz Buzhala zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 199-të me radhë.

Gjatë këtij takimi, fillimisht, u miratua Rregullorja për Dosjen e Prokurorëve e cila përcakton krijimin, përmbajtjen, mënyrën e ruajtjes, qasjes dhe menaxhimin e dosjes personale të Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu, në takimin e sotshëm, KPK zgjodhi prokurorin, Ramiz Buzhala, Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.


KPK, po ashtu, mori vendim për shpalljen e konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Po ashtu, u shqyrtua dhe miratua lista e kandidatëve të përzgjedhur për ndjekjen e programit Master në universitetin Wake Forest në SHBA, program ky i mbështetur nga ambasada amerikane. Përfitues të këtij programi për vitin 2021-2022 janë një prokuror nga Prokuroria Speciale dhe një bashkëpunëtore profesionale nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Po në këtë takim, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, ka prezantuar raportimet e kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës për periudhën janar – mars 2021.

Për arsye të skadimit të mandatit të Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, KPK shpalli konkurs për këtë pozitë si dhe caktoi ushtruesin e detyrës deri në zgjedhjen e Drejtorit të këtij Njësiti.

Në fund, KPK mori vendim për avancimin e një prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dy prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj si dhe për transferimin e përhershëm të një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurori në Themelore në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori